Vetëm pak ditë më parë, konkurrenti i emisionit “Për’puthen”, Fation Kuqari, la në mes programin pas një debati me konkurrentin e ri, Erin. Situata mes djemve degradoi në ofendime e sharje të rënda, madje ata tentuan edhe të god isnin njëri-tjetrin, duke shqetësuar të pranishmit në studio, produksionin dhe publikun.

Faqja zyrtare në Instagram e emisionit “Për’puthen” ndau videon e plotë të she rrit të djemve, teksa u vendos që ata të pezulloheshin menjëherë nga programi. Eri u rikthye në studio për të vazhduar rrugëtimin që sapo kishte nisur në “Për’puthen”, ndërsa Fationi njoftoi në rrjetet e tij sociale se kishte vendosur të hiqte dorë nga emisioni.

Madje, ai është përfolur shumë këto ditë në rrjete sociale dhe ndjekësit kanë nisur të dyshojnë se mes tij dhe modeles Trejsi Sejdini po nis diçka. Kjo pas një komenti që Fatjoni i ka bërë Trejsit në InstaStory dhe përgjigjes së saj. Fationi i ka shkruar Trejsit “O fëmijë i llastuar“, ndërsa ajo ka publikuar një video super se ksi të sajën, teksa ia kthen “Bebwww praa“.


Epo për ndjekësit, këto mesazhe ngacmimi do të thonë diçka! Presim ta zbulojmë sa më parë ç’po ndodh mes dyshes!