Sekretari Përgjithshëm i Partisë Socialiste Taulant Balla i ftuar në emisionit Java në RTSH ka folur edhe lidhur me dosjen e lobimit të Lulzim Bashës në SHBA. Sipas Ballës në javët në vijim do të ketë habere nga SHBA për Lulzim Bashën, lidhur me dosjen e lobimit.
Në SHBA është hapur një hetim për një fotografi me Donald Trump të ish-kryetarit të Parlamentit të Rumanisë, i cili sot ndodhet në burg dhe që mos u habisni që në ditët në vijim të bëhet publike edhe hetimi për një fotografi të Lulzim Bashës me Donald Trump, tha Balla.
Balla tha gjithashtu se Lulzim Basha nuk e ka saqruar publikisht çështjen e lobimit në SHBA.
Lulzim Basha tha që paratë e lobimit janë paguar nga 100 shqiptaro-amerikanë dhe pas tyre rezultuan të ishin katër kompani guackë, ndër të cilat dy ishin me punëdhënës ruse. Kjo është një çështje që i takon Lulzim Bashës. Këtë ta gjykojnë shqiptarët. Ne politikanët kemi një fat të madh, që kemi gjyqtarin më të pa kompromentueshëm që na mer në pyetje, që na jep dhe hakun që është populli dhe që nuk gabon kurrë, deklaroi Balla.