Në Britaninë e Madhe merr dritën jeshile një vaksinë e tretë anti-Covid. Vaksina e prodhuar nga Moderna është aprovuar nga Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA) sot, raporton The Guardian.
Britania ka porositur 7 milion doza të vaksinës nga kompania Moderna, e cila më parë është aprovuar nga rregullatorët në BE dhe SH.B.A. Vaksina e Moderna është e ngjashme me versionin e prodhuar nga Pfizer / BioNTech dhe ka prodhuar rezultate po aq të suksesshme në provat klinike të fazës së tretë, me efikasitet prej 94%.