Zef Mazi, kryenegociator i Shqipërisë për në BE i ka uruar suksese Portugalisë, e cila dje mori presidencën e gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Evropian.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale Mazi shkruan se Shqipëria ka dhënë rezultate dhe plotësoi kushtet për Konferencën e parë ndër-qeveritare dhe se tani pret që BE të japë rezultate.
“Gezuar Vitin e Ri! Miresevjen & suksese Portugalise ne presidencesn e BE.Shqiperia dha rezultate,plotesoi gjithe kushtet per Konferencës së 1 Ndërqeveritare,pret dhe BE te jape rezultat.Premtime vetem vejne ne pikepyetje kredibilitetin. Viti 2021 prove per strategjine e zgjerimit. Optimizem,jo zhgenjim tjeter,” shkruan Mazi në postimin e tij.