Zëvendëskryeministri Erion Braçe e ka nisur ditën e dytë të vitit me përfitiet që kanë qytetarët gjatë vitit 2021 vendime shumë të rëndësishme ekonomike për vendin tonë.

Me anë të një postimi në rrjtete sociale Brace shkruan se gjatë janarit 2021 qeveria ka vendosur tatim-fitimi për bizneset deri në 14 mln lekë do të jetë zero, gjithashtu edhe zero TVSH për xhiro deri në 10 mln lekë.

Për pagat Brace shkruan se rroga minimale do të jetë 30 mijë lekë dhe rroga e mjekëve do të jetë 40% më shumë dhe e mësueseve 15% më shumë.

E plotë:

  • Zero Tatim Fitimi per xhiro deri ne 14 mln leke
  • Zero TVSH per xhiro deri ne 10 mln leke
  • Rroga Minimale 30 mije leke
  • Rroga e mjekeve 40% plus
  • Rroga e mesuesve 15% plus
  • Ndihma Ekonomike 2 fish me shume
  • Nafta e Bujqesine pa akcize, takse qarkullimi e karboni