Të shumta kanë qenë rastet kur janë bërë publike në media biseda të stafit të kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha të cilët u kërkonin me imponim që të shpërndahen videot e postimet e publikuara prej tij në rrjetin social “Facebook”. Mesazhe të tilla janë bërë publike nga ish anëtarë të Kryesisë së Partisë Demokratike, ish-eksponentë të saj të cilëve u niseshin mesazhe të tilla megjithëse nuk janë më pjesë e këtij subjekti politik.

Mirëpo kësaj here Lulzim Basha ka dalë krejt hapur për të kërkuar shpërndarjen e postimeve të tij të Facebook. Në media është publikuar një mesazh që kreu i PD-së iu ka dërguar pasditen e djeshme anëtarëve të Kryesisë dhe krerëve të degëve. Basha i kërkon atyre që publikimet e tij të shpërndahen dhe rishpërndahen sa më shumë. (Lexo.al)