Gjatë natës ka pasur reshje me intensitet të ulët në veri, në juglindje, në akset e Dajtit, në Llogara, ku është punuar me shpërnadrjen e kripës dhe me mjetet borëpastruese.

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se qarkullimi kryhet pa probleme, ndërsa gjatë orëve të para të mëngjesit rekomandohet që kalimi të bëhet me zinxhirë për shkak të ngricave në akset: Qafë Bualli-Krastë, Ura e Cerenecit-Klenjë, Nikollare-Strelcë, Qafë Priskë-Qafë Mollë.

ARRSH i bën apel drejtuesve të mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë.