Një akuzë e bërë disa puntata më parë në drejtim të Melisës, ku ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Fation Kuqari deklaroi se vajza ishte përfshirë në marrëdhënie intime me një djalë, pa cilësuar nëse personi në fjalë ishte brenda apo jashtë programit do të nxiste lindjen e zërave të shumtë, që përmendnin një emër të vetëm: Andin. Së fundmi, një fotografi nga Mafia_Al rrit dyshimet në fjalë, ku shfaqen pikërisht Andi dhe Melisa, nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe larg ambienteve të programit.
Kjo është në fakt fotografia e dytë që shkakton dyshime. Kohë më parë qarkulloi një fotografi e tyre, për të cilën Melisa foli në “Për’puthen Prime”, ku sqaroi se në fakt ajo ishte bërë brenda ambienteev të Top Channel-it.
“Nuk kam çfarë të them. Kjo fotografi është e zvogëluar. Këtu jemi në ambientet e Topit. Thjesht është zmadhuar”, shpjegoi asokohe Melisa. E emocionuar, ajo do të tregonte se akuzat kishin ndikuar në marrëdhënien e saj me të ëmën “Nuk më plas fare çfarë shpik Fationi. Dhe tha që s’donte të prekte familjen time, por e bëri. Nëse ke prova nxirri këtu me foto me gjëra. Nuk flas me mamanë time për shkak të kësaj situate. Ajo e di shumë mirë se kush jam dhe si jam, por duke qenë një epokë tjetër… Ajo nuk do më hedhë kurrë në rrugë se jam fëmija i saj, por normalisht që do ketë kritika. Akuzat e Fationit dhe aludimet e publikut e kanë prekur”, deklaroi Melisa.