Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke publikuar një video ku vë në pah ndryshimin në Fushë-Krujë, pas ardhës së PS-së në pushtet, investime këto që për të janë faktor kryesor që shmangien e përmbytjeve këtë vit.
Rama nuk i kursen as ironitë për paraardhësitë e tyre.
“Mirëmëngjes dhe me arsyen pse hyrje-dalja e Fushë – Krujës bashkë me qindra banesa e familje nuk u përmbytën këtë herë, siç përmbyteshin 3 e 4 herë në vit kur qeveriseshin nga të mbyturit në politikën e sharjeve, shpifjeve, akuzave, e pastaj mbeteshin me javë në llucë e në lagështirë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.