Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto nga transformimi i Bulevardit “Zogu I”. Ai shprehet se është kënaqësi të kalosh tani në këtë zonë, sidomos gjatë mbrëmjeve, teksa thekson se gjithë investimi i kryer i ka rritur vlerën pronës.
“Çfarë kënaqësie të kalosh në mbrëmje në Bulevardin Zogu I, kur ka përfunduar tanimë projekti i Rilindjes Urbane që i ka dhënë aksit historik një vezullim mbresëlënës – pa llogaritur rritjen e mënjëhershme të vlerës së pronës së banorëve e të tregtarëve të krejt zonës. Punë, Jo Gjumë. Ska Kohë Për Pushim”, shprehet Rama.
Bulevardi “Zogu I” është transformuar rrënjësisht, përdoret si shëtitore, me sheshe të vogla dhe fasada të unifikuara të ndërtesave.