1 në 2 persona të moshës 16-74 vjeç në Bashkimin Europian, refuzon të lejojë përdorimin e të dhënave të veta për qëllime reklamimi. Raporti më i fundit i Eurostat për vitin 2020 tregon se 46% e individëve që morën pjesë në sondazh, lejojnë qasje të kufizuar të ndarjes së vendndodhjes gjeografike, duke treguar kështu se shumica është “skeptike” në ndarjen e kësaj të dhëne.

Mirëpo, skepticizmi, sipas Eurostat rezulton i ndryshëm për vende të ndryshme të Bashkimit Europian. Të dhënat tregojnë se holandezët janë ata që refuzojnë më së shumti përdorimin e të dhënave të tyre personale me qëllime reklamimi, me një përqindje 73%. Më tej, Holanda ndiqet me 70%, Danimarka dhe Gjermania me 63%, e më tej Spanja me 62%.

Nga ana tjetër, e kundërta është vënë re në Bullgari, ku vetëm 10% e të anketuarve refuzojnë të ndajnë të dhënat personale me qëllim reklamimi, pasuar nga Rumania, me 20%, Greqia me 29%, Sllovakia me 30% dhe Letoni me 32%.