I konsideruar si një nga lulishtet më të vjetra në Ballkan, parku i Mbretëreshës Geraldinë në Burrel është rehabilituar tërësisht.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky park i rehabilituar me fonde të qeverisë shqiptare. “Mirëmëngjes dhe me rehabilitimin e parkut të Mbretëreshës Geraldinë në Burrel, ju uroj një javë të mbarë”, tha Rama.
Parku “Geraldinë” është një dhuratë nga Nëna Mbretëreshë, pasi ishte dhe vendlindja e mbretit Ahmet Zogu. Parku që nderon emrin e mbretëreshës gjendet i vendosur në pjesën veriore të qytetit të Burrelit dhe është ende një ndër parqet me bimësinë më të rrallë, jo vetëm në vendin tonë por edhe në Ballkan. Sipërfaqja është rreth 30000 m2, ku përfshihen një Xhami dhe Pallati i Kulturës së Burrelit.
MIRËMËNGJES ?
dhe me rehabilitimin e parkut të Mbretëreshës Geraldinë në Burrel, ju uroj një javë të mbarë?
Posted by Edi Rama on E Diele, 17 Janar 2021