1,325 humbje jete janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit nga COVID-19 në Britaninë e Madhe. Bilanci i sotëm është me më shumë se 101 jetë të humbura se shifra rekord e fundit ditore e regjistruar në kulmin e valës së parë në 21 prill ku u shënuan 1224 jetë të humbura.

Në Britani janë shënuar 79,833 viktima që nga fillimi i pandemisë. E premtja shënoi edhe një rekord prej 68.053 infeksioneve të reja. Vdekjet u regjistruan në të gjitha mjediset, duke përfshirë spitalet, shtëpitë e kujdesit dhe komunitetin e gjerë. Shifrat e zymta vijnë ndërsa Anglia mbetet nën bllokimin e tretë kombëtar.