Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka inspektuar Qafë-Pllocën ku kanë rifilluar reshjet e borës dhe ka probleme me qarkullimin rrugor. Balluku e shoqëruar nga kreu i ARRSh, Ergys Verdho që të gjitha asket duhet të jenë funksionale dhe të hapura teksa automjetet duhet të kenë minimalen e shpejtësisë për mos rrezikuar. Gjithashtu Balluku është informuar dhe mbi masat që janë marrët dhe grupet e punës që ndodhen në terren për të garantuar pikërisht mbajtjen hapur të të gjitha akseve rrugore.
STATUSI NGA BELINDA BALLUKU Qafë Plloçë – Janë marrë të gjitha masat dhe grupet e punës ndodhen në terren në të gjithë vendin për të garantuar mbajtjen hapur të të gjitha akseve rrugore pavarësisht reshjeve të dëborës dhe temperaturave të ulëta. Ministrja Belinda Balluku në zonën e Qafë Pllocës, ku punohet që ky aks të jetë i hapur dhe i sigurt për të gjithë drejtuesit e automjeteve.