Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në lagjen “5MAJI”, Tiranë, në kantierin e lagjes së vjetër periferike të kryeqytetit, e cila do të kthehet në një qendër të re urbane për plot 11 mijë banorë, me apartamente cilësore, njësi shërbimesh tregtare, shkollë, kopësht, çerdhe, godina institucionesh, parqe, si edhe vendin ku do të çelë dyert shkolla e famshme franceze e inovacionit “Ecole42”. Ndërkohë Rama i ka bërë thirrje Veliaj se në kantieret e ndërtimit që do të ndërtohen pallate duhet të punohet me tre turne. Sipas Ramës nuk duhet të prishet cilësia e punimeve por duhet shtuar ritmi i punës, që familjet të strehohen sa më parë. Arben Ahmetaj: Sot opozita nxori pseudo programin e vet. Asnjë fjalë për Rindërtimin! Asnjë fjalë për Tërmetin. Do me thënë do t’i lënë njerëzit jashtë. Me atë logjikë, asnjë rresht. Do të thotë që njerzit që janë jashtë do ngelen jashtë.
Edi Rama: Gjëja që kam merak është se këtu dhe tek kantieret e ndërtimit, për pallatet duhet të punohet me tre turne. Duhet të jetë taksative me tre turne, ditën natën. Ajo që ne duhet të kemi të qartë është që kemi në dorë që pa prishur cilësinë e punimeve duhet të përshpejtojmë procedurat e punës. Për këto blloqe. Tjetra është se në këto blloqe, puna duket se është cilësore ndryshon vlera e pasurisë në të gjithë zonënë. Edhe kombinati bëhen dy pole të qytetit. Jo vetëm që kanë banorë por kanë atraksione dhe pasuria rritet. E atyre që humbën shpitë dhe atyre që janë me prona e me shpi që janë pa leje por kanë bërë harxhime. Rritet dhe cilësia e jetesës komunitare. Ardhja e institucione, Agjencia e të ardhurave. Shkolla franceze e Teknologjisë. Zyra dhe aktivitetet biznesi. Kjo zallamahi do transformohet. Ti rrimë ditë natën punës pa pushim taksative me tre turne. Të vihet prozhektorët dhe të punohet me tre turne.
Veliaj: Po, po. Rama: Jo po po. Të vihen prozhektorët dhe të punohet me tre turne. Po po thotë. Të fillohet. Veliaj: Ishin vetëm shirat anomalia.