Të gjithë kemi flirtuar të patën një herë në jetë. Ju ka ndodhur me atë djalin/vajzën tërheqëse, ndërsa ndodheshit me miqtë të ulur në banak, me kryqëzimet e shikimeve në lokal apo në rrugë, me përkëdheljen që i bëni flokëve, me ndërrimin e këmbëve, me prekjen e mjekrës, e shumë teknika të tjera, të cilat i bëjmë në mënyrë të vetëdijshme ose jo. Por së fundmi një mënyrë e mirë për të filtruar është edhe ajo me anë të mesazheve në celular, apo në mediat sociale. Ja çfarë zbulojnë shenjat e horoskopit për ju:
Dashi
Në përgjithësi mesazhet e Dashit përfundojnë me “lol”, “hahaha”, “hihi”, shoqëruar me emoji-t përkatës. Ndoshta ju mendoni se ajo që i shkruani i bën për të qeshur, por në të vërtetë kjo është mënyra e tyre për të përkëdhelur.
Demi
Mesazhet e Demit janë të mbushura me pyetje të pafundme. Kjo është mënyra e tyre për të mbajtur bisedën të gjallë.
Binjakët
Nëse në “inbox”-in e telefonit tuaj gjenden 85 mesazhe, dijeni që 84 prej tyre i ka dërguar një person i shenjës së Binjakëve. U pëlqen të dërgojnë mesazhe të shkurtra me një ose dy fjali.
Gaforrja
Gaforret janë romantikë të lindur. U pëlqejnë mesazhet e gjata sa një çarçaf. Kjo është mënyra e tyre e vetme për të treguar që ju kanë për zemër.
Luani
Mendoni se Luani ka kohë të flirtojë me mesazhe? Imazhi shet gjithçka dhe Luani e di këtë më së miri. I pëlqen të dërgojë sa më shumë foto.
Virgjëresha
Për një Virgjëreshë mënyra më e mirë për të arritur në zemrën e dikujt është duke u përkëdhelur si fëmijë. I pëlqen shumë të dërgojë “gif” dhe ikona me mace, bebe dhe fytyra të lumtura.
Peshorja
Peshorja është gjithmonë e zënë me punë. Praktikisht nuk ka kohë për asgjë, madje as për të dërguar një mesazh. Mesazhet e saj janë shumë pragmatike.
Akrepi
Akrepi nuk di si të fshehë ndjenjat. Mesazhet e tij janë shumë të qartë dhe koncizë.
Shigjetari
Duket sikur Shigjetari nuk ka asnjëherë kohë për t’iu kthyer përgjigje. Në të vërtetë në shumicën e kohës ai kthen përgjigje shumë vonë.
Bricjapi
Bricjapi është i varur plotësisht nga përdorimi i ikonave. Mendon se mes tyre mund të shprehë më së miri emocionet dhe ndjenjat e tij.
Ujori
Për Ujorin, biseda ballë për ballë është shumë herë më e natyrshme për të flirtuar dhe për të shprehur ndjenjat. Mesazhet e tyre janë shumë të thatë dhe praktikë.
Peshqit
Peshqit kanë dëshirën e mirë dhe vullnetin për të shkruar edhe në orën 02:00. U pëlqen të shprehin gjithë emocionet e tyre me anë të fjalëve.