Vaksina antiCovid Pfizer-BioNtech është efikase ndaj mutacioneve te reja të koronavirusit, por ende pritet një rikonfirmim mbi dy variantet më të rrezikshme, pra variantit anglez dhe atij të Afrikës së Jugut.
Lajmi bëhet i ditur nga shumë media gjermane dhe italiane, të cilat citojnë studimin e fundit të realizuar nga Pfizer/BioNtech në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Texas. Kompanitë nëpërmjet Phil Dormitzer, një ndër kërkuesit e Pfizer, bëjnë të ditur se kjo vaksinë ka rezultuar efikase ndaj të paktën 16 mutacioneve të ndryshme të koronavirusit dhe sipas kompanive vaksina funksionon edhe ndaj dy varianteve me agresive të shfaqura në Britaninë e Madhe.
Gjithsesi kërkuesit bëjnë me dije se testimet do të përsëriten për verifikim mbi 2 variantet e reja që po gjejnë përhapje ekstreme duke rritur rrezikshmërinë dhe rezultatet priten gjatë javëve të ardhshme.