Edhe pse reshjet u ndalën, mëngjesi i sotëm ishte tepër i ftohtë dhe me temperatura që zbritën deri në -8 gradë celcius në zonat malore. Temperatura mbeten të ulta pavarësisht motit të kthjellët.Sipas Meteoalb, kjo situatë nuk do të vijojë për shumë orë pasi gjatë mbrëmjes dhe në fundjavë pritet një rikthim i reshjeve të dëborës dhe shiut në pjesën më të madhe të territorit.
Por gjithashtu, rikthimi i reshjeve gjatë fundjavës pritet të rrisë disi temperaturat gjatë të shtunës dhe të dielës. Ndërkohë java që vjen do të nisë me reshje dëborë në pjesën lindore dhe jug-lindore të vendit.