Ministria e Brendshme deklaron sot se për shkak të reshjeve të dendura dy ditët e fundit, të gjitha strukturat në qarqet e vendit kanë ndjekur gjatë natës situatën në pikat kritike në terren.
“Komisionet e Emergjencave në Prefekturat më të prekura nga moti i vështirë janë mbledhur sërish në orët e para të mëngjesit në monitorim të situatës. Strukturat në terren kanë ndjekur gjatë natës situatën në pikat kritike”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në të gjithë vendin, në shkarje dheu, bllokim rrugësh dhe përmbytje në zonat e Lezhës, Kurbinit dhe Vlorës, ndërsa në zonat malore janë shfaqur probleme me rrugët rurale, por situata është në kontroll dhe po monitorohen nga strukturat përkatëse në çdo qark.