Shkencëtarët kanë zbuluar dy ilaçe të tjera që ulin vdekshmërinë me 25% te pacientët në gjendje të rëndë nga koronavirusi. Tocilizumab and sarilumab, që jepen nëpërmjet serumit, janë zbuluar nga kërkuesit shkencorë në Mbretërinë e Bashkuar dhe mund të përdoren menjëherë në spitalet britanike.
Ka mbi 30,000 pacientë Covid në spitalet e Britanisë – 39% më shumë se në muajin prill. Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar po punon ngushtë me prodhuesin, për të siguruar që ilaçet – tocilizumab dhe sarilumab t të jenë në dispozicion të pacientëve në Britani.
Ekspertët kanë deklaruar se këto ilaçe shpejtojnë edhe procesin e shërimit të pacientëve, duke ulur me një javë qëndrimin në trajtim intensiv. Ilaçi i parë efektiv kundër Covid-19 ishte deksametazoni, që kushton rreth 8 euro. Ndërkohë, çmimi i dy ilaçeve të reja është shumë më i lartë: 1000 dhe 1300 euro për pacient.
Stephen Powis, drejtori kombëtar mjekësor i NHS, tha: “Fakti që tani ekziston një ilaç tjetër që mund të ndihmojë në uljen e vdekshmërisë për pacientët me Covid-19 është një lajm jashtëzakonisht i mirë dhe një tjetër zhvillim pozitiv në luftën e vazhdueshme kundër virusit.”