Me siguri të gjithë e keni parë bukurinë e hënës ditën e djeshme. Nga ana astrologjie ajo ka ndikim në shenjat e ndryshme të horoskopit. Ndaj dhe astrologjia Meri Shehu e ftuar në emisionin “Rudina” ka shpjeguar efektin që do të sjellë kjo hënë:

Hëna e plotë do të jetë në Luan dhe diçka e re zbulohet dhe ndriçon në jetën tonë. Mund të zbulohet një e fshehtë, një marrëdhënie, një mundësi e re, ngjarje të fshehura.

Dashët, Shigjetarët dhe Luanët do kenë një eufori më të madhe, një zbulim më të madh, një ngjarje më të madhe në jetën e tyre. Disa ngjarje mund të mos të duken të bukura, por është përfundimi i një rrugëtimi dhe kjo Hënë i vë vulën një pjese të jetës dhe hap një etapë të re.

Por edhe për të tjerët do jetë një Hënë shumë e mirë. Peshoret dhe Binjakët do futen në një rrjedhë shumë pozitive.

Ujorët duhet të zbulojnë çfarë kanë përpara, një drejtim, mundësi ose marrëdhënie të re ose të mbyllin një cikël që i ka ardhur fundi.

Edhe për Virgjëreshat kjo Hënë do të jetë shumë pozitive dhe do kenë një ngjarje shumë të mirë shpirtërore.

Akrepat do merren pak më shumë me karrierën. Demat do kërkojnë shtëpi të re, një vend të ri, një cikël të ri jetese.

Peshqit do meditojnë, të kenë kujdes me shëndetin.