Zgjedhjet e 25 Prillit po afrojnë, ndërsa partitë politike kanë ndezur motorët e fushatës duke zhvilluar takime me qytetarët dhe bizneset. Vëmendje të veçantë ka marrë edhe promovimi i sipërmarrjeve të veçanta lokale, agroturizmit dhe zonave me potencial të madh zhvillimi.
E tillë ka qënë edhe tema e takimit të drejtueses politike të PS-së për Qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali, cila është ndalur në Prezë ku ka vizituar një dyqan suveniresh dhe produktesh artizanale.
Përmes një statusi në rrjetin social facebook shprehet se Sfida për rritjen e numrit të turistëve në këtë zonë është tejkaluar, ndërsa sfida si tezgjahiste mbetet ende e vështirë.
Por në një një video të publikuar sot, ministrja ka zbuluar më shumë detaje nga vizita e saj në këtë biznes. Ajo duket se është kuriozuar nga prodhimi i produkteve artizanale dhe për këtë ka kërkuar ndihmë për të provuar punën në tezgjah, një pajisje prej druri që dikur gjendej pothuajse në çdo shtëpi të të gjitha zonave të vendit.
Një vend të rëndësishëm në punimet me tezgjah zënë qilimat, sixhadetë, por edhe veshjet popullore, të punuara me një larmi ngjyrash dhe modelesh.
Ministrja teksa ka marrë instruksionet nga zonja e dyqanit, ka nisur t’i vërë ato në zbatim duke bërë edhe batuta.
Po kjo çfarë është…frenat– thotë ajo, duke shkaktuar të qeshura.
Si drejtuese politike e Qarkut, Spiropali ka zhvilluar takime në shumë prej bizneseve të Kamzës dhe Vorës, ku veç promovimit na ka bërë të njohim edhe një anë tejet sportive të saj.
Spiropali njihet si një nga zërat më të fortë mes socialistëve, të cilës këto zgjedhje, bashkë me kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj i është besuar nga kryeministri Rama, drejtimi i qarkut më të madh të vendit; Tiranës.