Tema e sotme në rubrikën “Trotuar”, në “E Diell” ishte se ksizmi. Diskutimet në studio ngjallën debate të forta mes të ftuarve. Të ftuarit folën për paragjykimet dhe shkeljen e të drejtave për shkak të se ksizmit. Gjatë momentit kur Bledi Mane po fliste, Ana 1 e Për’puthen e kundërshton: “Pse kur i thonë femre ti je ku**ë rëndohet, kur i thonë një mashkulli ti je kur*** ai i bie gjoksit dhe thotë po unë jam?”
–Po kur i thonë një mashkulli është i paaftë në shtrat, direkt e quajnë homose ksual, përgjigjet Bledi me pyetje – Është tjetër gjë ajo, më thuaj çfarë po të pyes. Më jep përgjigje!, këmbëngul Ana. Në debat përfshihet edhe Kleoniki Delijorgji: “Je duke folur gjysmë ore, sikur je paguar të na çash kokën”, i drejtohet Manes.
Sipas Kleonikit, sistemi në Shqipëri është shmë s eksist: “Femrat janë rritur në një sistem që janë mësuar që të vogla të krahasohen me njëra-tjetrën, janë rritur nga mamaja që ti duhet të rritesh të kesh një burrë me lekë, të jesh kështu se mos të le ai… Gjithandej është i pranishëm se ksizmi. Por në Shqipëri është shumë më e thellë. Por thjesht këtu lejohet, është diçka normale, e bëjnë dhe në ekran. Në televizionet shqiptare është e zmadhuar”.
Bledi Mane debaton edhe me Keonikin: “Gjatë monizmit kishte një barazi të frikshme të dy gjinive. Nuk paragjykoheshe se je femre apo mashkull. Ti po flet kot për një periudhë që nuk e ke jetuar”. Debati bëhet personal kur Bledi i thotë Kleonikit: “Nëse do të isha në jurinë ku ti ke fituar çmimin, unë do të ulja 5 pikë nga mënyra si komunikon. Ju femrat doni të jeni të barabarta me meshkujt, por kur ju s ulmojnë thoni ky ëhstë sek sizëm”.
Ndërkohë, Ana përmend një nga rastet e se ksizmit: “Kam qenë duke parë trotuarin dhe një nga prezantueset, më pëlqeu thashë sa femër e artikuluar. Dhe një shoku im tha e kanë marrë sepse thjesht është e bukur“.