Ndeshja mes Skënderbeut dhe Partizanit është planifikuar për t’u luajtur ditën e sotme duke filluar nga ora 13:30, në qytetin e Korçës. Por stadiumi Skënderbeu është i mbuluar nga dëbora, që ka pushtuar vendin.
Në këtë situatë, ndeshja është në pikëpyetje nëse do të zhvillohet apo jo. Pak para orarit, arbitri dhe delegati i ndeshjes, do të vendosin nëse ndeshja do luhet sot apo jo, në rast se nuk zhvillohet ditën e sotme do të luhet ditën e nesërme në të njëjtin orar.