Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati deklaroi se taksa e sheshtë 9 për qind, një nga pikat më të forta në planin ekonomik të PD-së, dëmton 99 për qind të qytetarëve shqiptarë. Teksa komentonte programin politik të Partisë Demokratike, Bushati deklaroi në edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus” se asnjë vend i zhvilluar nuk e ka aplikuar taksën e sheshtë.

Taksa Basha cenon 99 për qind të shqiptarëve. Kjo është e sigurt. Nuk di ndonjë rast të suksesshëm të një takse të sheshtë. I vetmi rast që e ka aplikuar ishte Rusia; taksa e sheshtë nuk aplikohet në asnjë vend të suksesshëm të botës. Të gjitha vendet e zhvilluara kanë taksë progresive. Sot, 91 për qind e bizneseve paguajnë një taksë zero. Është një taksë që mund të ndihmojë vetëm 1 për qind të popullatës. Taksa Basha ndihmon vetëm 1 për qind dhe dëmton 99 për qind të qytetarëve shqiptarë. Nuk besoj tek matematika e Bashës. Taksa e sheshtë, propagandohet se ka qenë e sukesshme vetëm në Rusi.

Sipas tij, programi i opozitës rikthen një eksperimet të dështuar.

PD ka nxjerrë një listë dëshirash. Ato që thuhet tek programi i PD-së, janë ndërmarrë nga mazhoranca. Paga minimale nga 20 mijë lekë ka shkuar në 30 mijë lekë të reja. Do të ishte cinike që PS të ndërtonte një program dhe të presë për ta shpallur për zgjedhje, ndërkohë që ne duhet ta zbatojmë tani, në momnetin më të vështirë. Sot, shumica e bizneseve familjare nuk paguajnë tatimfitim.