Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj tha mbrëmjen e sotme e ftuar në emisionin “Open” se 97% e shqiptarëve e kanë taksën më të ulët se sa ishte më parë.

Ajo theksoi se 97% e shqiptarëve kanë ulur barrën fiskale të tyre.

“Do ta filloj me vitin 2013 të kujtojmë se politika e taksimit progresiv ka qenë para marrjes së votëbesimit. Për 97% të shqiptarëve është një fakt. Vendosëm një taksë progresive që për të gjitha pagat nën 30 mijë lekë ishte 0 lekë. E zeruam në 2018, bëmë një përmirësim. Një pagë mes 80 mijë nëse i zbresim 30 mijë. 97% e shqiptarëve kanë ulur barrën fiskale të tyre. Taksë e sheshtë 9%, u vendos që 30 mijëshja do të përjashtohej nga taksimi. Diferenca me çfarë paguhej në të kaluarën dhe me çfarë paguhej tani është 160 lekë. Diferenca është vetëm një kafe. Përfitimin më të madh e kanë personat me të ardhura më të larta. I gjithë efekti do të ishte 10.8 miliardë lekë në këtë taksë. 97% e shqiptarëve e kanë taksën më të ulët se sa ishte”, tha Denaj.