Kompania bio-teknologjike italo-zvicerane ‘ReiThera’ është emërtuar ‘GRAd-COV2’ dhe është në fazën e parë të eksperimentit.”Nuk është shënuar asnjë ngjarje e papritur e rëndë në 28 ditët e para të vaksinimit. Ky është një rezultat më i mirë kundrejt vaksinave të Moderna-s dhe Pfizer” ka deklaruar drejtori shkencor i Institutit për Sëmundjet Infektive ‘Spallanzani’, Giuseppe Ippolito
Në çfarë pike janë studimet klinike?
Në fund të fazës së parë,kur ilaçi u jepet pak personave. Studimi i fazës 2 dhe 3 mund të nisë që tani në janar dhe koha e pritshme për të pasur rezultatet e para varet nga shpejtësia e vullnetarëve për të bërë testimet dhe nga ecuria e pandemisë.
Si u zhvillua faza e parë?
Janë testuar 90 vullnetarë nga dy grupmosha të ndryshme; 18-55 vjeç dhe 65-85 vjeç. Ata janë ndarë në 6 grupe të ndryshme.
Cilat ishin rezultatet e fazës së parë?
“Të gjithë vullnetarët kanë përfunduar fazën e parë për të vlerësuar sigurinë: vaksina nuk ka pasur asnjë pasojë të rëndë në 28 ditët e para nga vaksinimit. Një rezultat që është më i mirë sesa ai i testimeve të Moderna-s dhe Pfizer që kanë pasur efekte të padëshirueshme” ka shpjeguar Ippolito.
Cilat janë parashikimet kohore për fazat e tjera?
“Është e vështirë që të bëhen përllogaritje të sakta” është shprehur Antonella Folgori, përfaqësues i kompanisë. Testimet te njerëzit kanë nisur me 24 gusht dhe për të mbërritur në fund të fazës së 3 mund të duhen edhe 6 muaj të tjerë.
Kush po e zhvillon vaksinën?
Projekti është terësisht Italian dhe ka lindur falë një marrëveshje të nënshkruar në mars mes presidentit të rajonit Lazio, Nicola Zingaretti, ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza, Ministrit të Universitetit dhe Kërkimit Shkencor Gaetano Manfredi, Këshillit Kombëtar të Kërkimit dhe Institutit të Sëmundjeve Infektive. Zhvillimi dhe prodhimi bëhen nga shoqëria bioteknologjike italiane ‘ReiThera’.
Çfarë burimesh kanë përdorur për zhvillimin e vaksinës?
Qeveria ka dedikuar burime të mjaftueshme financiare për zhvillimin e eksperimenteve të ReiThera-s. Përmes një shoqërie publike, qeveria do të bëhet pjesë e projektit duke investuar në aksione dhe kontrata e zhvillimit do t’i shërbejnë për financimin e kërkimit dhe për një prodhim të mundshëm.
Sa doza duhen?
Vaksina italiane parashikon vetëm një dozë.