Prej dy ditësh i gjithë rrjeti është duke komentuar lidhjen e Tea Trifonit me Beart Rexhepin, dy ish-konkurentët e emisionit ‘Përputhen’. Ajo doli çift me Andin nga emisioni, ndaj kjo ka shkaktuar ‘mll efin’ e ndjekësve të cilët tashmë ndihen të mash truar nga ana e saj.

Së fundmi ajo po përballet me komente të nivele të ndryshme. Ka nga ato që i kërkojnë dhe të vd esë. Këtë e ka postuar vetë ajo në ‘story’. ‘Vde ksh nesër’ i thotë një komentues ndërsa Tea i ka kthyer: Si do kishe dëshirë të vd isja o i panjohur?

Më herët Tea u akuzua nga një tjetër ish-konkurente, Shqipe Hysenaj, e cila vazhdimisht publikonte foto të saj me Beartin, por për shkak se nuk dalloheshin qartë, Tea i mohoi kategorikisht ‘akuzat’. Vetëm një javë më parë, Tea dhe Andi dolën si çift nga ‘emisioni i dashurisë’.