Ministrja e Ekonomisë Anila Denaj gjatë fjalës së saj në Kuvend ka deklaruar se 2020 ka qenë një vit i vështirë dhe se në thelb ka qenë pandemia e tërmeti. Për këto dy çështje Denaj tha se qeveria ka marrë masa të menjëhershme dhe efikase.

“Ky është një vit i vështirë që na mësoi si t’ja dalim. Qeveria reagoi me efikasitet. Mori masa në kohë rekord. Siguruam për banesat tatim fitimi 0 dhe rritën pragun e TVSh nga 2 milion në qarkullim vjetor në 10 milion.

Rritën pagën minimale në 300 mijë lekë. Rriten investimet në 2021, në 7.2% të PBB. Dyfishuam ndihmën ekonomike në shtresat në nevojë. Janë disa instrumenta që kanë ardhur në ndihmë të qytetarëve. Shqipëria është kthyer në një kantier. Mund të them se ndihma dhe mbështetja finacniare e dhënë nga buxheti i shtetit.

Pandemi dhe tërmet por një reagim i menjëhershëm i qeverisë Rama me efektivitet. Alookuam 1.4 miliard lekë për shëndetësinë. Ruajtëm paramentrat fiskal pavarësisht borxhit. Sistemi financiar është tërësisht i qëndrueshëm”, tha Denaj.