Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ishte i pranishëm në konferencën e sotme për shtyp, të prezantimit të futbollistit të Kombëtares, Taulant Seferi. Në deklaratën e tij, numri 1 i bardhebluve u shpreh:
“Merkatoja është e hapur, neve nxitojmë për të bërë më të mirën sa më shpejt. Merkatoja është për të mirën e klubit tonë. Ne nuk jemi dakord të rijmë në këtë gjendje ku jemi tani.
Nxitojmë të bëjmë një merkato të shpejt. Në ditët në vazhdim do iu prezantojmë edhe blerjet e tjera. Kjo bëhet për klubin tonë, për të kënaqur tifozët tanë, për këtë situatë të keqe që po kalon globin.
Do bëjmë më të mirën për të lehtësuar këto dhimbjet dhe sikletet që po kalojmë. Është fat që fal drejtorit sportiv Osmani, arritëm të merrnim Seferin. Kemi marrë një futbollistë me moshë të re, fati jonë është që vjen te ne.
Do ta respektojmë si të gjithë të tjerët. Do kalojmë mirë dhe do të bëjmë të pamundurën për të shkuar aty ku i takon klubit tonë. Ëndërrojmë të shkojmë drejt titullit.
Taulanti është përfundimisht futbollisti jonë. Nuk ishte e lehtë për të arritur marrëveshjen. Është futbollist i Kombëtares, është kënaqësi, sepse ne kemi edhe futbollistët të tjerë të kombëtareve. Të marrim futbollistë të mirë, nuk ka qenë e lehtë. E rëndësishme është që ky është pjesë e jona sot, e falenderojmë për besnikërinë dhe fjalën që na dhënë.
Kam dëgjuar se meqenëse e merr Tirana, ta marrim dhe ne. Të jeni të sigurtë që klubi jonë sdo gabojë, s’do negociojmë me një lojtar që është nën kontratë. Ju premtoj. Kemi shumë dëshira, por sbëjmë dot me një lojtar që është nën kontratë. Falenderoj Jang Boisin për pastërtinë, sinqeritetin dhe menaxherin që kemi qenë nën kotnratë. Falenderoj edhe Seferin për besnikërinë. Na thanë ju presim derisa të mbaroni problemin. I falenderojmë shumë sepse na kanë respektuar”, u shpreh Halili.