I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Donald Trump ka mbajtur fjalimin e fundit para mbështetësve të tij në aeroport, pak para se të nisej në Florida.
“Ju dua shumë dhe këtë ua them nag thellësia e zemrës. Dua të falenderoj familjen dhe ata që bashkëpunuan me mua çdo ditë në Shtëpinë e Bardhë.
Të gjithë keni bërë një punë të mrekullueshme. Ka qenë një eksperiencë mjaft e veçantë. Ka qenë fantastike ajo që bëmë. Rindërtuam Shtetet e Bashkuara dhe kemi pasur arritjet tona të mëdha.
Nëse nuk do të goditeshim nga pandemia, do të bënim më tepër punë të mira. Unë do të luftoj gjithmonë për ju, do t’ju ndjek dhe do t’u dëgjoj” – tha Trump para turmës.
Ndërkohë, Melania Trump u shpreh se të ishte Zonja e Parë e SHBA, ishte një nga nderet më të mëdha.
Sot çifti Trump u largua nga Shtëpia e Bardhë për t’u nisur drejt Floridas, duke refuzuar kështu pjesë marrjen në ceremoninë e inagurimit të Joe Biden