Ura e re që lidh Paskuqanin me Tiranën lehtëson tashmë lëvizjen drejt kryeqytetit.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga ura e Paskuqanit, e cila u ndërtua për të lehtësuar lëvizjen për 70 mijë banorë të Kamzës drejt kryeqytetit.
“Mirëmëngjes dhe me urën që të kujton PD-në e të tregon PS-në, ju uroj një ditë të buzëqeshur”, – tha Rama.
Ura e vjetër e Paskuqanit ishte në një gjendje të amortizuar. Ajo u shemb tërësisht për t’ia lënë vendin urës së re e ndërtuar me standardet më të mira dhe që garanton qarkullimin normal të mjeteve dhe kalimtarëve.