Numri i thirrjeve në Urgjencën Kombëtare nuk ka pësuar ulje të ndjeshme, pavarësisht se shifrat e pandemisë kanë qenë të ndryshme nga muaji në muaj. Edhe këtë fillim viti, fluksi i njerëzve që telefonojnë për ndihmë është i lartë, duke kaluar 34 mijë.
Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj pohon se shqetësimi kryesor mbetet prania e virusi, çka e tregojnë edhe thirrjet.

“Fluksi i telefonatave është thuajse stabël, me rreth 2000 thirrje në 24 orë. Nuk është ulur asnjëherë në 1000 thirrje siç ka qenë para pandemisë. Këtë vit pra nga data 1 janar janë regjistruar rreth 34,930 thirrje”, deklaroi Brataj! Ekipet e Urgjencës kombëtare kanë kryer edhe vizita në banesë, prej të cilave mbi 1500 kanë patur lidhje me koronavirusin.

“Janë rreth 7617 vizita te kryera, po ashtu numri i pacienteve që kanë dërguar në spital janë 17.342. Ndërsa janë kryer 7617 vizita në banesë, 1525 ishin covid te konfirmuara”, tha ai! Sa i përket rritjes së numrit të të infektuarve pas 10 ditëshit të parë të janarit, Brataj thotë se kjo gjë ishte e pritshme për shkak të festave.

“Pritshmëritë ishin këto shifra, pra në rritur, sepse dihej që pas festave për arsye të grumbullimit të njerëzve, ishte periudha e pushimeve e gjata dhe grumbullimeve të familjareve”, tha Brataj! Urgjenca kombëtare ka skeduar që nga 9 marsi i vitit të kaluar rreth 800.000 telefonata të qytetarëve në rang vendi.