Kreu i OBSH ka bërë një deklaratë të fortë me nota kritike ndaj vendeve të pasura të cilat nuk po u japim vaksina vendeve në zhvillim dhe atyre të varfra. Dë publikon deklaratën e kreut të OBSH, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
Në fjalën e tij ai shprehet se është e drejtë që qeveritë t’i japin përparësi vaksinimit të punonjësve të shërbimit shëndetësor dhe njerëzve të moshuar së pari, por nga ana tjetër ai thekson se nuk është e drejtë që të shëndetshmit dhe të rinjtë në vendet e pasura të vaksinohen përpara punonjësve të shërbimit shëndetësor në vendet më të varfra.
Nga ana tjetër,Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ka paralajmëruar se shpërndarja e pabarabartë e vaksinave COVID-19 midis vendeve të pasura dhe të varfra do të zgjasë pandeminë. “Unë duhet të jem i prerë: bota është në prag të një dështimi katastrofik moral – dhe çmimi i këtij dështimi do të paguhet me jetë në vendet më të varfra të botës,” shtoi ai./Lexo.al
“It’s right that governments want to prioritize vaccinating their health workers and older people first,” said the @WHO‘s Director General @DrTedros.
“But it’s not right that young, healthy adults in rich countries are vaccinated before health workers […] in poor countries.” pic.twitter.com/LW8l7mLjeJ
— DW News (@dwnews) January 20, 2021