Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ishte në një nga bizneset më të suksesshme të zonës së Kavajës, lider në tregun shqiptar për prodhimet e qumështit dhe nënprodukteve të tij. E themeluar në vitin 1992, kompania “Mireli” punëson edhe një numër të madh fermerësh të zonës.

Gjithkush mendonte të largohej në atë kohë, unë mendoja të punoja këtu. U bënë 30 vite. Kemi filluar me 700 litra qumësht, sot jemi me 30 mijë litra qumësht. E tregon puna vetë, u shpreh Aqif Çaça, administrator i kompanisë Mireli.

Veliaj tha se me heqjen e taksës dhe akcizës për naftën, bizneset fermere tashmë mund të investojnë për të zgjeruar aktivitetin e tyre. Dua ta përdor këtë mundësi për të ftuar të gjithë fermerët, sidomos të zonës së Kavajës, Rrogozhinës, Vorës, që të aplikojnë edhe për projekte të AZHBR-së, sidomos tani që i kemi hipotekuar edhe ndërtesat, edhe stabilimentet, si dhe të aplikojnë për kartën e naftës falas. Praktikisht, sot nafta shkon gjysmë për gjysmë; gjysma e asaj që paguhej për naftë mund të kthehet në investim, u shpreh Veliaj.

Ndërsa, Etjen Xhafaj, i deleguar i Partisë Socialiste për Kavajën tha se rritja e një biznesi sjell benefite indirekte edhe për mijëra familje të tjera fermere, që e lidhin prodhimin e tyre të vogël me to.