10198 qytetarë dhe biznese morën gjatë vitit 2020 përmes platformës e-Albania vërtetimin me vulë elektronike, që nuk janë debitorë në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror. Drejtore e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Linda Karçanaj bëri të ditur se qytetarëve dhe bizneseve iu kursyen 106 ditë kohë pritje falë shërbimit online në e-Albania.

Karcanaj thekson se shërbimet online kanë luajtur një rol thelbësor në ndryshimin e jetës së qytetarëve falë e-Albania.

“Marrja e vërtetimit për detyrimet përmbarimore të kushtonte mbajtje radhe, pagesë tarife e humbje kohe. Në fillim të 2020, shërbimi kaloi online në e-Albania. Gjatë 2020-s, 10 198 qytetarë dhe biznese morën vërtetimin në e-Albania me vulë elektronike për të vërtetuar që nuk janë debitor në Shërbimin Përmbarimor Gjyqësor Shtetëror. 17,3 milionë lekë u kursyen nga xhepat e qytetarëve nga heqja e tarifës 200 lekë dhe 106 ditë kohë pritje u kursyen falë shërbimin online në e-Albania”, deklaroi Karçanaj. Dokumenti gjenerohet me nënshkrim elektronik dhe aplikimi zgjat vetëm 1 minutë. Ndërsa koha e marrjes së vërtetimit zgjat vetëm 1 ditë.