Të ëndërrosh është bukur sepse jetojmë në një botë ku çdo gjë është e mundur. Zbuloni ëndrrat dhe dëshirat më të thella të shenjës suaj të zodiakut:

Dashi-Me siguri Dashi në ëndrra imagjinon debate, luftra deri në situata pasioni. Kjo shenjë zodiakale do të kontrollojë gjithçka në jetën e saj dhe përpiqet ta bëjë edhe kur është duke ëndërruar.

Demi-Demi është dashuri e pastër, ëndërron gjithmonë diçka që përfshin edhe anën afektive si familja, marrëdhënia e dashurisë deri tek kafshët shtëpiake.

Binjakët-Binjakët në ëndrra gjithmonë jetojnë aventura të reja, imagjinojnë vende të reja dhe takojnë persona të rinj. Kjo shenjë është kreative dhe adhuruese ndaj gjithçkaje që nuk e njohin.

Gaforrja-Gaforrja në ëndrrat e veta sheh gjithçka që nuk ndodh në jetën e saj reale. Ka shumë dëshira që do të donte t’i nxirrte jashtë.

Luani-Luani ndërsa fle, jeton! Zakonisht ëndërron sukses, si në jetën profesionale ashtu dhe në jetën private.

Virgjëresha-Virgjëresha zakonisht ëndërron aspekte të lidhura me shëndetin, si emotiv ashtu dhe fizik. Ëndrrat më të shpeshta lidhen edhe me projektet profesionale.

Peshorja-Ëndrrat e peshores kanë brenda paqe dhe harmoni, zakonisht kjo shenjë sheh ëndrra shumë të bukura. Peshorja është një shenjë romantike.

Akrepi-Kur Akrepi zgjohet, mendon gjithmonë se ëndrra që ka parë ishte reale dhe i vjen keq. Ëndrrat më të shpeshta të kësaj shenje flasin për nevojën për të reja dhe ndryshime.

Shigjetari-Shigjetari jeton duke ëndërruar situata të arratisjeve të pamundura, pasi e vlerëson shumë lirinë e tij.

Bricjapi-Bricjapi ‘zgjerohet’ shumë në ëndrrat e tij. Kur ëndërron jeton gjithçka që nuk arrin ta bëjë në jetën reale, por që do të donte ta bënte.

Ujori-Ëndrrat e ujorit janë plot me aksion, aventura dhe mbi të gjitha plot me njerëz!

Peshqit-Peshqit janë ëndërrimtarë dhe persona shumë shpirtërorë, ëndrrat e tyre gjithmonë janë të lidhura me diçka që mund të ndodhë në të ardhmen.