Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lënë gafën e radhës gjatë një takimi të zhvilluar me taksistë që ushtrojnë aktivitetin e tyre në qytetin e Tiranës. Basha fillimisht u thotë taksistëve se në kryeqytet ushtrojnë aktivitetin 2000 – 2500 taksi, ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i këtyre të fundit të cilët janë shprehur se janë 1400 taksistë.

Më pas kreu i PD i ka pyetur taksistët nëse është e vërtetë që ata e fillojnë kronometrin e kohës për pasagjerët me 300 lekë të reja ndryshe nga taksitë e tjera. Edhe këtu kreu i PD ka dalë blof pasi taksistët i janë përgjigjur njëzëri se fillon njësoj çmimi, 250 lekë të reja. (Lexo.al)

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Vrima Media (@vrimamedia)