Myrto Uzuni është rikthyer në mënyrën më të mirë të mundshme në këtë gjysmë të dytë të sezonit.
Sulmuesi beratas ka qenë perfekt nga goditja e dënimit, nga ku e ndal topin në rrjetë pa i dhënë mundësinë portierit kundërshtar të reagojë.

Goli erdhi në minutën e 81-të, duke shpëtuar kështu Ferencvaroshin nga humbja.

Përballja me Pushkash Akademi ka përfunduar në shifrat 1-1 dhe ekipet kanë dalë me nga një pikë nga fusha e blertë.

Uzuni vijon kështu të ruajë formën e tij të shkëlqyer në një sezon që duket se do të flasë për të.