Pasi Gjykata supreme vendosi që Albin Kurti nuk do të lejohet të garojë në zgjedhjet e 14 shkurtit, vjen reagimi i Presidentes Vjosa Osmani. Vjosa Osmani, ka thënë se më 14 shkurt, me kurajo, guxim dhe me vullnetin e qytetarëve, Albin Kurti do të jetë kryeministër.
Postimi i plotë: Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim.
Më 14 shkurt me kurajo dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër! Kujtojmë se, Gjykata Supreme ka pranuar pesë ankesa nga subjektet politike të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të cilat janë ndarë me short dhe janë shqyrtuar nga kolegjet gjyqësore brenda afateve ligjore.
Në njoftimin për media thuhet se ankesa e ushtruar nga subjekti politik Lëvizja Vetëvendosje, është pranuar pjesërisht e themeltë nga kolegji i Gjykatës Supreme.