Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim është takuar me ministren e re të jashtme, Olta Xhaçka duke shprehur mbështetjen për emërimin e saj në detyrën e re me politikën e jashtme shqiptare. Ministrja Xhaçka shkruan në tëitter se takimi është fokusuar në thellimin e bashkëpunimit dhe partneritetit strategjik mes dy vendeve.

Xhaçka thekson se partneriteti me SHBA-në është themeli i politikës së jashtme shqiptare.

Gjatë takimi Yuri Kim i ka theksuar ministres mbështetjen e plotë dhe të vazhdueshme të SHBA ndaj Shqipërisë. “Gjithmonë një kënaqësi për të takuar ambasadoren e SHBA-së, Yuri Kim. Takim konstruktiv se si të thellojmë partneritetin strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-së. Partneriteti i Shqipërisë me SHBA-në është themeli i politikës sonë të jashtme. Kënaqësi të marr sigurimin e vijimit të mbështetjes së vazhdueshme dhe të zgjeruar”, shkruan Xhaçka.