Ambasadorja amerikane, Yuri Kim do të jetë sot e ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 dhe para saj ajo ka nxjerrë një deklaratë të sajën lidhur me marrëdhëniet SHBA-Shqipëri. Znj.Kim thotë se nuk bën premtime të mëdha, por mund të thotë se SHBA e ka shumë seriozisht Reformën në Drejtësi. Ajo gjithashtu u bën thirrje qytetarëve që mos shpërqëndrohen nga propaganda dhe ekzagjerimet, por të gjykojnë bazuar në faktet.
Postimi i plotë nga Ambasasda Amerikane: Ju e dini, unë nuk bëj premtime të mëdha. Gjithçka mund t’ju them është se Shtetet e Bashkuara e kanë shumë seriozisht reformën në drejtësi, se e kemi shumë seriozisht korrupsionin, se e kemi shumë seriozisht ndërtimin e një marrëdhënieje me Shqipërinë, e cila është e fortë në demokraci, mbrojtje, dhe biznes.
Dhe j’ua lë juve në dorë të gjykoni, bazuar në fakte, se sa përparim është bërë apo nuk është bërë. E kam thënë këtë edhe më parë, uroj që njerëzit të mos shpërqëndrohen nga propaganda dhe ekzagjerimet. Njerëzit duhet të bazohen në fakte”. Ndiqni News 24 sonte mbrëma, ora 21:00, për intervistën ekskluzive të Ambasadores Yuri Kim me Sokol Ballën. Shihni Ambasadoren teksa zbulon stërvitjen më të madhe ushtarake që do të zhvillohet në Ballkan dhe flet mbi vitin e saj si Ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, ç’duhet të presi Shqipëria nga administrata e re, mesazhin e saj mbi zgjedhjet që po vijnë, përpjekjet e SHBA kundër korrupsionit, përparimin në reformën në drejtësi dhe shumë të tjera. Sonte mbrëma, në News24, ora 21:00.