125 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID kanë marrë dozën e dytë të vaksinës antiCovid. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu e cila ka publikuar rezultatin e ditës së dytë të punës për marrjen e dozë së dytë të vaksinës Pfizer-Biontech nga mjekët e infermierët të spitaleve COVID 1, COVID 2, COVID3 dhe COVID 4.
“Stadiumi Air Albania 125 mjekë dhe infermierë të spitaleve COVID kanë marrë dozën e dytë të vaksinës, teksa vijon vaksinimi i stafeve mjekësore të vijës së parë” – shprehet Manastirliu.
Nga dita e hënë kanë nisur të marrin dozën e dytë mjekët dhe infermierët e parë që kanë bërë vaksinën antiCOVID, ndërsa do të vijohet me vaksinimin e mjekëve dhe infermierëve në vijën e parë. Në javët në vijim do të vijnë fillimisht 10,000 dhe 30,000 doza dhe procesi i vaksinimit do të jetë i kombinuar dhe sapo të vijnë dozat e tjera do të fillojmë edhe me të moshuarit në qendrat e kujdesit rezidencial.
Janë më shumë se 670 mjekë e infermierë që punojnë në spitalet Covid dhe personel në vijën e parë, të cilët janë vaksinuar deri tani.