Italia regjistroi sot 13 532 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, që e çon numrin e të infektuarve që nga fillimi i urgjencës në 2 710 819, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë regjistroi edhe 311 vdekje të reja, një rritje që e çon totalin e tyre në 93 356.
Aktualisht, të shtruar në kujdes intensiv për shkak të COVID-19 janë 2 062, 33 më shumë se dje. “L ufta kundër pandemisë nuk ndalet. Përhapja e varianteve COVID-19 kërkon që ne të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm”, tha ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza, në Facebook.