Nëse keni menduar ndonjëherë se cilët janë burrat më të pabesë në horoskopit, këtu mund të merrni përgjigjet bazuar tek ajo që thonë yjet. Sigurisht që ka përjashtime dhe ekzistenca në këtë listë e burrit apo të dashurit tënd, nuk do të thotë që të bësh sherr sot me të.
Luani-Burrat e kësaj shenje janë ekspertë kur bëhet fjalë për të mbajtur 2 apo më shumë marrëdhënie në të njëjtën kohë. Luani nuk ndihet i kënaqur vetëm pranë një gruaje. Aftësia e tij si një joshës serial e shtyn të ndërmarrë gjithmonë sfida të reja dashurie, për të zënë “gjahun e ri”.
Shigjetari-Burrat e lindur nën këtë shenjë janë kavalierë të vërtetë dhe për këtë arsye arrijnë të tërheqin shumë gra pas vetes. Por ata kanë një dobësi nga e cila nuk mund të shpëtojnë: nuk mjaftohen kurrë dhe e adhurojnë kontaktin fizik.
Dashi-Ndër burrat më të pabesë të Zodiakut duhet të përmendim edhe ata që kanë lindur nën shenjën e Dashit. Zjarri i pasionit i çon impulsivisht drejt pabesisë dhe tradhtisë. Kështu që nën ndikimin e adrenalinës së tyre e lëshojnë veten dhe e tradhtojnë partneren, duke u endur në shumë marrëdhënie njëkohësisht.
Bricjapi-Bricjapi gjithashtu mund të akuzohet për pabesi të vazhdueshme. Pavarësisht nga natyra e tij e rezervuar, arrin ta nënshtrojë dhe magjepse gjininë femërore.