Luani-I bëni shumë presion vetes, veçanërisht sepse e dini që shumë njerëz ju shikojnë si një shembull. Keni shumë energji, por kjo nuk do të thotë se duhet të punoni pa ndalesë, edhe kur jeni të lodhur.

Jeni shumë fisnikë dhe të dobishëm, por nganjëherë duhet ta vendosni veten në listën e tuaj prioritare. Askush nuk do t’ju fajësojë se pushuat, dhe nëse ata e bëjnë, e dinë që keni punuar shumë. Jeni qenie njerëzore dhe njerëzit kanë nevojë për pushim dhe relaksim.

Virgjëresha-Ju gjithmonë ushtroni presion mbi veten. Doni të jeni ë të mirët, t’i dini të gjitha përgjigjet dhe të afroheni sa më shumë me perfektin. Mund të jetë shumë torturuese për ju, por as nuk ndaloni pak që ta kuptoni. Duhet të ulni standardet që i keni vendosur vetes dhe të kuptoni se të qenit një person “mesatar” është e pranueshme.

Gaforrja-Ju e keni të vështirë të bëni një pushim, jo vetëm nga puna, por nga të gjitha trazirat emocionale nëpër të cilat kaloni. Dëshironi të njihen sesa të shkëlqyer jeni si prindër, si shefa dhe që keni shtëpinë më të mirë. Jo gjithçka është një konkurs. Ka raste kur do të trembeni nga një dështim që ta provojnë përsëri. Si mund të përmirësoheni nëse nuk vazhdoni të provoni?

Ujori-I bëni presion vetes për të qenë personi më inovativ dhe krijues në një dhomë. Nëse po punoni për diçka dhe nuk është plotësisht origjinale, do të hiqni dorë prej saj dhe do të nisni të punoni në diçka tjetër. “Mjaft mirë” nuk është një shprehje e pranueshme nga ju. Doni që puna të jetë e mahnitshme, e jashtëzakonshme.