Shpallja e gjyqtarit Ardian Dvorani nga Departamenti Amerikan i Shtetit si një nga 12 personalitetet më të spikatur në botë në luftën kundër korrupsionit, vijon të prodhojë reagime dhe polemika në Tiranë. Ditën e djeshme Ilir Meta e cilësoi si ‘mafie ndërkombëtare’ vlerësimin e Dvoranit nga DASH, ndërsa sot e krahasoi Dvoranin me fletët e lavdërimit të Partisë së Punës. Nga ana tjetër, aleati i tij, Sali Berisha, ka hedhur në sulm dhëndrin Jamarbër Malltezin, i cili shpërtheu në ofendime ndaj gjyqtarit dhe DASH. Po cilat janë aktet e Ardian Dvoranit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit, për të cilat u vlerësuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit?! Veprimtaria e Dvoranit si gjyqtar përkon me detyrën e anëtarit të Gjykatës së Lartë nga data 17 shkurt 2005 deri në 11 qershor 2020, ku u shkarkua nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, përmes një vendimmarrje të dyshimtë dhe me kërkesë të Ilir Metës.
1. Konfirmimi i korrupsionit të Metës në videon me Priftin Nuk ka dyshim se një nga kulmet e betejës së Ardian Dvoranit në luftën kundër korrupsionit, është rezistenca e tij, në janar të vitit 2012, për t’u dorëzuar përballë presionit të Sali Berishës dhe Ilir Metës, për të votuar pro pafajësisë së Metës, për të cilin prokuroria kërkonte dënimin me dy vite burg për korrupsion. Ardian Dvorani, i cili ishte kryesues i turpit gjykues, u pozicionua kundër manovrës, ku u rrëzua ekspertiza ndërkombëtare që shpallte autentike videon Meta-Prifti si dhe caktimit të tre ekspertëve shqiptarë, të cilët e shpallën videon montazh, ashtu siç donte Meta. Në 15 janar 2012, një ditë para vendimit, Sali Berisha dhe Ilir Meta u shfaqën në një darkë tek shtëpia e Metës, duke i dhënë një mesazh të qartë trupit gjykues. Dhe anëtarët e trupit gjykues Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj, e morën mesazhin, duke shpallur Metën të pafajshëm. Që të katër gjyqtarët ishin emëruar nga Sali Berisha në Gjykatën e Lartë dhe çuditërisht asnjëri prej tyre sot nuk është pjesë e drejtësisë për shkak të ligjit të Vetingut. I vetmi që nuk iu nënshtruar presionit politik ishte Ardian Dvorani, i cili përmes një mendimi paralel, argumentoi se pse nuk duhej rrëzuar ekspertiza e ekspertëve të huaj, të kontraktuar nga Prokuroria, të cilët e shpallën videon të vërtetë. Nëse ekspertiza e huaj nuk do të rrëzohej, Ilir Meta rrezikonte të dënohej, pasi videoja ishte prova e korrupsionit. Por ky qëndrim do t’i kushtonte shumë Ardian Dvoranit, i cili u shpall ‘armik’ nga Sali Berisha dhe Ilir Meta. Për 11 vjet me radhë, Dvorani do të ishte në shënjestrën e sulmeve të dyshes Berisha-Meta. Sulmet e Metës ndaj Dvoranit u intensifikuan me akuza, kallëzime penale, shantazhe, montazhe dhe kërcënime në dhjetor të 2019, ku Meta akuzonte Dvoranin se po i merrte kompetencat e emërimit të anëtarëve në Gjykatës Kushtetuese.
2. Ardian Dvorani votoi pro procedimit penal të Sali Berishës Ardian Dvorani ka votuar pro procedimit penal të Sali Berishës për shpifje ndaj Aneta Ramës, nënës së Edi Ramës. Në maj të vitit 2010, anëtarët e Gjykatës së Lartë Arjana Fullani,Ardian Nuni dhe Andi Çeliku rrëzuan kërkesën e nënës së Edi Ramës për procedimin e Berishës. Kundër shpëtimit të Berishës kanë votuar Ardian Dvorani dhe Majlinda Andrea. Sipas Dvoranit, “Kolegji Penal duhet të kishte vendosur kërkimin e autorizimit nga Kuvendi i Shqipërisë për procedimin penal për këtë vepër penale të shtetasit Sali Berisha, deputet dhe Kryeministër, bazuar në nenin 141 të Kushtetutës dhe nenet 75/b/2 e 288 të Kodit të Procedurës Penale, për t’i hapur rrugë shqyrtimit në themel të akuzës private të paraqitur në kërkesën për gjykimin e së dëmtuarës akuzuese Aneta Rama”. Gjithashtu, po në maj të vitit 2010, Dvorani ishte i vetmi që kërkoi procedimin e Berishës për akuza ndaj Artan Dulakut.
3. Ardian Dvorani votoi që Lulëzim Berisha të dënohej me burgim të përjetshëm Ardian Dvorani ka l uftuar që kreu i ish-bandës së Durrësit, Lulëzim Berisha, të mos dilte nga bu rgu. Drejtësia shqiptare liroi nga burgu Lulzim Berishën në vitin 2016, 5 vite para afatit. Vendimi solli një reagim të fortë edhe nga përfaqësitë diplomatike të SHBA-BE në Shqipëri. Berisha u lirua nga tre gjyqtarë të Apelit në Durrës, por në fakt dyert e burgu ia hapi Gjykata e Lartë në vitin 2014, duke i hequr dënimin me burgim të përjetshëm. Berisha ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga shkalla e parë dhe e dytë e k rimeve të rënda, për vra sje n e Dritan Sallakut, Marsel Sotirit, Eduart Ongarit, Arjan Pajës, Viktor Currit, vr a sjen e mbetur në tentativë të Ilir Nelajt dhe Agim Rexhepit, si dhe për të krijimin e organizatës kriminale etj. Në korrik të vitit 2014, trupi gjykues i përbërë nga Shkëlzen Selimi, Andi Çeliku dhe Artan Zeneli i hoqën burgun për jetë Lulëzim Berishës, duke e dënuar me 25 vite burg. Ardian Dvorani dhe Admir Thanza kanë votuar kundër heqjes së dë nimit për jetë. “Si përfundim i këtij arsyetimi ligjor, duke qenë se mbi provat e çmuara dhe rrethanat e pranuara si të vërtetuara prej tyre, gjykatat e faktit i kanë dënuar të gjykuarit Lulëzim Berisha dhe Indrit Taullai për secilën nga veprat e v ra sj es me paramendim të kryer prej tyre, me masa të ndryshme burgimi dhe me burgim të përjetshëm, konkludojmë se ato gjykata me të drejtë në bashkim të dënimeve i kanë dënuar këta të gjykuar me b urgim të përjetshëm”, thuhet në arsyetimin e vendimit nga Dvorani dhe Thanza.
4. “E përzgjedhura e Metës në Kushtetuese Marsida Xhaferllari s’ka moral” Në tetor 2019, Ardian Dvorani dhe Arta Marku ishin të vetmit në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, të cilët kanë vlerësuar me zero pikë Marsida Xhaferllarin, sa i takon me integritetit moral dhe etik. Xhaferllari, ish-avokate e qeverisë Ë dhe bashkëpunëtore e Metës në KLD, ishte kandidate për anëtare në Gjykatën Kushtetuese. Edhe pse e renditur nga KED jashtë listës fituese, Meta e emëroi Xhaferllarin në Gjykatën Kushtetuese, në vend të Arta Vorpsit, e cila sipas ligjit ishte zgjedhur automatikisht anëtare e kësaj gjykate. Xhaferllari nuk kishte kaluar as procesin e Vetingut. Për të vlerësuar Marsida Xhaferllarin me zero pikë Dvorani ishte bazuar në një raport të Drejtorisë për Sigurimin e Informacionit të Klasifikuar, i cili ngrinte dyshime për përfshirje të kandidates në një praktikë korruptive.
5. Ardian Dvorani votoi kundër daljes nga bu rgu të Mark Frrokut Në vitin 2015, Ardian Dvorani ka votuar kundër kërkesë e ish-deputeti Mark Frroku, për heqjen e masës së sigurimit “Arrest në B urg” dhe vendosjen e masës sigurimit « Arrest në shtëpi». Frroku akuzohej nga prokuroria për veprën penale të “V ra sj es me paramendim e kryer në bashkëpunim”. Po gjatë vitit 2015, Dvorani ka votuar kundër edhe disa kërkesave të Mark Frrokut, i cili synonte të godiste vendimet e gjykatave dhe prokurorisë kundër tij.