Çfarë drejtimi do të marrin Shtetet e Bashkuara të Amerikës?
Të disiplinuar nga Neni 2 i kushtetutës së Shteteve të Bashkuara, urdhërat ekzekutivë përfaqësojnë një masë të prirur që të drejtojë politikat ekzekutive e agjencive të qeverisë federale amerikane. Urdhëra të tilla kanë një impakt mediatik të fortë sidomos në ditët e parë të presidencës, pasi ato tregojnë se çfarë drejtimi do të marrë vendi nën administratën që i firmos ato. Për sa i përket kësa, gjatë javës së parë të mandatit të tij, ish Presidenti Donald Trump kishte firmosur një seri urdhërash ekzekutivë (midis të cilëve i famshmi Travel Ban), të finalizuara që të tregojnë vendosmërinë e administratës së tij dhe të zbatojnë çka ishte premtuar në fushatën elektorale. Një tendencë e tilë duket se vazhdon me pasuesin e tij Joe Biden, i cili gjatë ditës së parë të presidencës së tij ka firmosur 17 urdhëra ekzekutivë me natyra të ndryshme. Lë të kërkojmë të kuptojmë se çfarë drejtimi do të marrin Shtetet e Bashkuara në dritën e përmbajtjes së tyre.
Urdhëra lidhur me Covid-19
Urdhëri i parë ekzekutiv ka të bëjë me detyrimin e mbajtjes së maskave dhe respektimin e distancimit social në territoret dhe në ndërtesat e qeverisë federale, si edhe të gjithë nëpunësit dhe kontraktorët e qeverisë federale. Bëhet fjalë për një urdhër me një impakt shumë të fortë mediatik me të cilin administrata Biden shfaq një vendosmëri të madhe në luftën kundër koronavirusit, duke zbatuar të paktën në territoret pronë e qeverisë federale politika që shpërfilleshin nga administrata e mëparshme.
Me urdhërin e dytë ekzekutiv, Biden ka vendosur rikthimin e Shteteve të Bashkuara në OBSH, duke emëruar veç të tjerash virologun Anthony Fauci (shumë herë i kritikuar nga ish Presidenti Trump) si shef të delegacionit pranë organizatës. Bëhet fjalë për aktin e parë me të cilin presidenti i sapozgjedhur anullon një vendim të paraardhësit të tij. Lëvizja synon që t’u dërgojë një sinjal të qartë aleatëve, duke i dhënë fund një politike më pak të shënuar nga multilateralizmi i avancuar nga administrata Trump.
Urdhëri i tretë krijon një ekip koordinues midis shteteve dhe qeverisë federale për shpërndarjen e vaksinave dhe maskave. Në krye të ekipit është vendosur Jeffrey Zients, ish zëvendësdrejtor i Zyrës pë Menaxhimin e Bilancin dhe ish anëtar i Bordit të Facebook. Veç të tjerash, masa rikrijon Directorate for Global Health Security and Biodefense, i shkrirë më 2018 nga Presidenti Trump. Ky urdhër është i finalizuar që të sigurojë një zbatim korrekt të planit të ardhshëm kombëtar për shpërndarjen e vaksinave, përveçse të rikthejë një ent që do t’u mundësonte Shteteve të Bashkuara të ishin të përgatitura në mënyrë më efikase ne rast epidemishë të reja.
Urdhëri i katërt vendos zgjatjen e një moratoriumi mbi shpronësimet dhe përzëniet nga ana e agjencive federale, ndërsa i pesti parashikon ngrirjen e pagesave të interesave mbi huatë për studentët deri më 30 shtator.
Urdhërat ekzekutivë lidhur me klimën
Urdhëri i gjashtë, ka mundësi masa më e parashikueshme, por edhe ajo më impaktin mediatik më të madh, ka të bëjë me rikthimin në Marrëveshjen e Parisit për Klimën. Në këtë kuptim, i është dhënë një goditje shumë e fortë politikave mjedisore të paraardhësit, i cili ishte kritikuar ashpër për një zgjedhje të tillë. Lufta kundër ndryshimeve klimaterike, siç është paralajmëruar tashmë nga Biden dhe disa anëtarë të administratës së tij, do të jetë një prej dosjeve kryesore për Uashingtonin. Boll të mendosh për figurën e të Dërguarit Special për Klimën, rol i mbuluar nga John Kerry, që për herë të parë do të jetë pjesë e National Security Council.
Me urdhërin e shtatë ekzekutiv, Presidenti i sapozgjedhur Biden ka vendosur revokimin e lejes për ndërtimin e naftësjellësit Keystone. Lëvizja, fuqimisht e mbështetur nga grupe ambientaliste dhe tribù autoktone, është kritikuar fuqimisht nga senatorë të shumtë republikanë, midis të cilëve Mike Crapo (Idaho) dhe John Barrasso (Wyoming), të cilët e kanë vënë theksin mbi humbjen e mijëra vendeve të punës dhe dëmet ndaj sektorit petrolifer. Veç kësaj, masa rrezikon që të gjeneroje me Kanadanë fqinje. Provincat kanadeze si Alberta dhe Saskatchewan, të mbështetura nga kryeministri Trudeau, e kanë kontestuar ashpër revokimin e lejes së ndërtimit, që do t’u shkaktonte një dëm të konsederueshëm ekonomive lokale. Ka shumë të ngjarë që në muajt e ardhshëm të dy vendet do të kërkojnë të diskutojnë për një zgjidhje lidhur me këtë.
Barazi raciale
Nëpërmjet firmosjes së urdhërit të tetë ekzekutiv është shkrirë Komisioni 1776: një komision i dëshiruar fuqimisht nga administrata Trump, që synonte t’i jepte një vizion më të fortë patriotik historisë amerikane. Një organ i tillë është kritikuar ashpër nga shumë historianë, të cilat i kishin quajtur punimet e komisionit si pseudohistori. Veç të tjerash, masa u imponon agjencive federale që brenda 200 ditësh të përgatisin një plan për heqjen e çdo barriere ndaj mundësive punuese brenda tyre dhe krijon kurse lidhur me diversitetin për nëpunësit federalë.
Urdhëra ekzekutivë lidhur me emigracionin
Nëpërmjet urdhërit të nëntë ekzekutiv administrata Biden ka dashur që t’i japë fund përpjekjeve të administratës Trump për t’i përjashtuar emigrantët e paligjshëm nga llogaritja e censusit. Lëvizja, nga një anë favorizon në terma përfaqësimi federal dhe me financime territoret me një prani të lartë të emigrantëve të parregullt përgjithësisht të kontrolluar nga demokratët. Nga ana tjetër mundëson një numërim më të saktë të popullsisë.
Me të dhjetin është garantuar mbrojtja e emigrantëve të mbuluar nga programi DACA i krijuar nga administrata Obama. Ish Presidenti Trump kishte kërkuar shumë herë që ta abrogonte një program të tillë pa arritur asnjëherë rezultate. Lëvizja mundëson ruajtjen e një prej trashëgimive të Presidentit Obama dhe tregon një shkëputje të plotë me administratën e mëparshme përsa i përket temës së emigracionit.
Urdhëri i njëmbëdhjetë abrogon kontradiktorin Travel Ban, një prej masave më përçarëse të administratës Trump, që e kufizonte hyrjen e mundshme në Shtetet e Bashkuara për shtetas nga vende të ndryshme, midis të cilëve Irani dhe Venezuela. Travel Ban kishte hyrë në fuqi në shtatorin e 2017 pasi kishte tejkaluar sfida ligjore të ndryshme. Masa e Presidentit Biden synon që të eliminojë një prej masave simbol të administratës së mëparshme, duke shënuar një shkëputje të qartë nga kjo e fundit.
Nëpërmjet tri urdhërave të tjerë ekzekutivë Biden ka vendosur të kufizojë kategoritë e emigrantëve për t’u deportuar dhe vendosur një moratorium 100 ditor mbi deportimet. Veç kësa, ka pezulluar deklarimin e gjendjes së jashtëzakonshme që manjati Trump kishte përdorur për të drejtuar miliatrda dollarë financime ushtarake në ndërtimin e murit në kufi me Meksikën. Megjithëse duke i dhënë një goditje të ashpër një prej vendimeve simbol të administratës së mëparshme, urdhëri ekzekutiv në fjalë nuk vendos shkatërrimin e murit; vetëm ndërtimi i tij është pezulluar. Pavarësisht, është zgjatur deri në vitin 2022 programi i mbrojtjes së refugjatëve liberianë banorë në Shtetet e Bashkuara.
Urdhëra ekzekutiv lidhur me të drejtat LGBT
Urdhëri i pesëmbëdhjetë ekzekutiv i detyron të gjitha agjencitë federale për të luftuar çdo formë diskriminimi të bazuar mbi orientimin seksual në vendin e punës.
Urdhëra ekzekutivë lidhur me qeverinë
Me dy të fundit futet një kod etik për anëtarët e qeverisë federale, duke i ndaluar që ta përdorin postin e tyre për interesa personale, pengon ndërhyrjet politike në aktivitetet e Department of Justice dhe vendoset ngrirja e të gjitha rregullimeve të miratuara nga Presidenti Trump ende jo të hyra në fuqi. Administrata Biden rezervohet që të kontrollojë rregullimet e miratuara dhe të vendosë cilat të mbajë, cilat të modifikojë dhe cilat të abrogojë.
Nga do të shkojë Amerika?
Përfundimisht, administrata Biden ka zgjedhur të mbajë një qasje të vendosur, duke firmosur qysh në ditën e parë të saj masa me një rëndësi të caktuar. Presidenti i sapozgjedhur ka ndjekur kryesisht dy objektiva: të distancohet qartazi nga paraardhësi dhe të përmirësojë imazhin e Shteteve të Bashkuara në botë. Faktikisht, Biden ka abroguar shumë prej politikave simbol të presidencës Trump dhe të fushatës elektorale të manjatit. Administrata e re do duket se dëshiron të japë imazhin e një Amerike më pak agresive lidhur me temën e emigracionit dhe shumë e vendosur të bashkëpunojë me vende të tjera dhe organizata ndërkombëtare mbi tematika me interes të përgjithshëm si ndryshimi klimaterik dhe koronavirusi.
Pavarësisht se një pjesë e mirë e masave synojnë që të përmbysin politikat e administratës së mëparshme, duhet nënvizuar një reformë e madhe që konsiston në zgjerimin e rolit të qeverisë federale në menaxhimin e pandemisë. Një qëllim i tillë ndeshet në detyrimet komportamentale të vendosura nëpunësve të qeverisë federale dhe në krijimin e zyrës së koordinimit të prirur që të implementojë planin e ardhshëm lidhur me shpërndarjen e vaksinave. Pavarësisht kësaj, është ende shpres për të kuptuar se në çfarë drejtimi do të shkojnë Shtetet e Bashkuara në dritën e masave të tilla. Për ta bërë duhet pritur akoma. Vetëm në përfundim të 100 ditëve të para të mandatit do të jetë e mundur të bëhet një bilanc paraprak.
(nga Geopoliticus)
Përgatiti për TemA, ARMIN TIRANA