Apelin e ambasadores së SHBA Yuri Kim e cila u bëri apel partive të nxjerrin kandidatë të pastër për deputetë në zgjedhjet e 15 prillit, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar përgjegjësi personale të çdo kandidati nëse rezulton i dënuar apo me të shkuar kriminale.
“Ne kemi ligjin, zbatojmë ligjin. Përgjegjësia e kujtdo që gënjen në vetëdeklarim është përgjegjësi individuale jo partie. Partitë nuk janë drejtori policie, verifikojnë në bazë të ligjit dhe sipas ligjit i kemi bërë verifikimet gjithmonë. Skemi ndërmend të ngremë salla torturash në selitë e partive nëse dikush fsheh diçka. Ne shohim dokumentacionin në dispozicion”, theksoi kryeministri Rama.
Kreu i qeverisë u pyet edhe për emra të veçantë, si Gledion Rahovica që ka kaluar nga LSI tek PS, por theksoi se emrat janë çështje e procesit.
“Nuk bëj komente për emra të veçantë sepse emrat e veçantë janë çështje e procesit të vazhdon. Në fund do të dalë lista duke u bazuar dhe tek puna që secili bën deri tani që flasim. Duke u bazuar tek një skuadër, kështu që është e kotë të merremi me emra të veçantë”, tha shefi i maxhorancës.