Kryeministri Edi Rama ka folur në Fier për arrestimet në Gjykatën e Krujës, ku iu vunë prangat gjyqtares Enkelejda Hoxha si edhe mjekut Edvin Prifti. Rama thotë se këto nuk janë goditje elektorale siç janë hedhur akuza.
“Është dhënë mesazh shumë i qartë nga institucionet e reja të drejtësisë. Goditja që u bë ishte shumë e pështirë të shikoje tiren dhe ato të tjerat që ishin përfshirë në atë pështirosje të madhe por lajmi i mirë është se janë pas hekurave. Tirja sështë fenomen pandemie por i pandemisë së korrupsionit që 30 vjet. Ashtu sikurse edhe liberali i djathtë që thotë se më kanë fut në burg se jam i djathtë, bashkë me disa analistë që predikojnë se këto qenkan goditje elektorale, se çlidhje kemi ne me elektoralen, vetëm këta..
Duhet të jemi më të inkurajuar sot se çishtin 7 vite më parë. Me të gjitha vështirësitë e veta procesi pe ecën me një ritëm që nuk është ritmi që duan shqiptarët”, tha Rama.